01
Analizë & Strategji
Nisim me një analizë të plotë të nevojave, tregut dhe objektivave të markës suaj për të ndërtuar strategjinë e duhur.
Kush jemi ne
Magnetizojmë brandet — i bëjmë të tërheqin vëmendjen, klientët dhe rezultatet.
PAS MAGNET MEDIA-S KA NJË RRUGËTIM QË KA NISUR SHUMË MË HERËT. Magnet Media lindi nga një kombinim i formimit akademik, eksperiencës shumëvjeçare në media dhe njohjes nga afër të nevojave reale të bizneseve. Rrugëtimi im në marketing nisi në vitin 2015, pas formimit në Master Shkencor në Administrim Biznesi, profili Biznes Marketing. Eksperienca profesionale në Vizion Plus, Radio Klan dhe më pas për 8 vite në TV Klan më dha mundësinë të punoj çdo ditë me marketingun, komunikimin, fushatat mediatike dhe biznese nga industri të ndryshme. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, trajnimet dhe zhvillimi profesional kanë qenë të vazhdueshme. Por një nga shkollat më të vlefshme ka qenë vetë puna me bizneset: të kuptosh tregje të ndryshme, konsumatorë të ndryshëm dhe faktin se nuk ekziston një formulë marketingu që funksionon njësoj për të gjithë. Në vitin 2021 themelova Magnet Media, me synimin për ta kthyer këtë eksperiencë në një strukturë që e trajton marketingun në tërësinë e tij nga strategjia dhe zhvillimi i markës, te komunikimi, digital advertising, fushatat mediatike, televizioni, radio, billboard-et, portalet online dhe produksioni. Sot, Magnet Media punon me biznese nga sektorë të ndryshëm, por filozofia ka mbetur e njëjtë: Jo thjesht të komunikojmë një biznes. Fillimisht ta kuptojmë atë. Sepse marketingu nuk është vetëm kreativitet. Është strategji, eksperiencë dhe vendimmarrje që duhet të sjellë rezultat. Dhe pikërisht mbi këtë filozofi vazhdon të ndërtohet historia e Magnet Media.
Sot jemi një ekip prej 12 profesionistësh — strategë, dizajnerë, producentë dhe marketues — që kanë realizuar mbi 150 projekte për më shumë se 80 klientë në industri të ndryshme.

1500+
Fushata dhe media plane të realizuara
5000+
Permbajtje të krijuara
12+
Vite eksperiencë
8+
Anëtarë ekipi
01
Nisim me një analizë të plotë të nevojave, tregut dhe objektivave të markës suaj për të ndërtuar strategjinë e duhur.
02
Krijojmë konceptin, mesazhin dhe planin e detajuar të fushatës – duke kombinuar kreativitetin me të dhëna dhe përvojë të industrisë.
03
Kujdesemi për çdo detaj të realizimit – nga prodhimi i materialeve deri te menaxhimi i fushatës në të gjitha kanalet përkatëse.
04
Analizojmë rezultatet, ofrojmë raportim të qartë dhe rekomandime për të maksimizuar impaktin dhe për të ndërtuar suksese afatgjata.
Përcaktojmë objektivat, kanalet dhe mënyrën e komunikimit për të ndërtuar një strategji marketingu të qartë dhe të strukturuar.